Renato Sanches dëshiron largimin nga Bayerni

Renato Sanches dëshiron largimin nga Bayerni

23 April 2019 21:17

Mesfushori portugez, Renato Sanches nuk po gjen hapësira në skuadrën kampione të Gjermanisë.

Ai ka paralajmëruar largimin nga Bayern Munich në fund të sezonit, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e aktivizimit.

Ndonëse iu bashkua bavarezëve si një nga talentët më premtues në vitin 2016, Sanches nuk arriti të bindë dhe po aktivizohet shumë pak nga trajneri Niko Kovaq, që në sfidën e fundit ndaj Werder Bremenit, e inkuadroi vetëm pesë minuta, transmeton kp.

“Mendoj se do të largohem në fund të sezonit, por nuk mund të them nëse do të jetë një lamtumirë, apo huazim. Kam nevojë të luaj, për t’u rritur dhe këtu nuk po gjej hapësira mjaftueshëm”, tha futbollisti portugez.

Sanches për një sezon ka qenë i huazuar edhe te Swansea City në Premier Ligë, ku nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij të vërteta.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme