Sport

Liverpooli gjen zëvendësuesin e Coutinhos

Descriptive Text

Menaxher i Liverpoolit, Jurgen Klopp, raportohet se ka pranuar që Philippe Coutinho do të largohet gjatë kësaj vere.

Braziliani nënshkroi kontratën e re katër muaj më parë, por kjo nuk ka ndalur spekulimet me një kalim të mundshëm te Barcelona.

Sipas Don Balon, Kloppi pret që 24-vjeçari të largohet nga Anfieldi në fund të sezonit dhe e dëshiron Iscon e Real Madridit si zëvendësues i tij.

Gazeta spanjolle raporton se një marrëveshje me Iscon do të jetë e vështirë pasi ai është në bisedime për vazhdimin e kontratës me Realin.