Mullaomeroviq kërkon titullin me Prishtinën

Mullaomeroviq kërkon titullin me Prishtinën

23 April 2019 11:48

Trajneri i Z Mobile Prishtinës, Damir Mullaomeroviq ka insistuar se ekipi i tij këtë edicion synon ta mbyllë me titullin e kampionit pas suksesit në Kupën dhe Superkupën e Kosovës.

Gjithashtu, Prishtina këtë edicion ka arritur të futet edhe në mesin e 16 ekipeve më të mira në FIBA Europe Cup, duke shkruar historinë e basketbollit kosovar.

Prishtina që pjesën e rregullt në Superligën e Kosovës e ka mbyllur pa humbje, në serinë gjysmëfinale që nis sot prej orës 19:00 do të përballet me Bashkimin.

Këto dy ekipe edicionin e shkuar u patën takuar në serinë finale, por ishte ekipi nga Prizreni që triumfoi.

"Synimi ynë është që të fitojmë titullin e kampionit, natyrisht. Nuk do të jetë lehtë, por besoj se lojtarët tanë janë të përgatitur për garat e plejofit", ka thënë trajneri i Prishtinës, Mullaomeroviq për Kohën Ditore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme