Ylli brazilian i MMA-së shkelet për vdekje nga taksisti

Ylli brazilian i MMA-së shkelet për vdekje nga taksisti

23 April 2019 11:09

Luftëtari me përvojë i UFC-së, Rodrigo de Lima, ka humbur jetën pasi është goditur nga një taksist. Incidenti tragjik ndodhi pas një fjalosjeje që pati ai me taksistin, raportuan mediumet lokale të hënën.

Ylli brazilian i Arteve Marciale të Përziera (MMA), Silva 28-vjeçar, ndërroi jetë të dielën kur u godit nga pas më veturë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe luftëtari i UFC-së në kategorinë velter, Michel Prazeres, që tha se De Lima ishte me shoqërinë e tij kur u sulmua dhe policia është në kërkim të taksistit.

Mësohet se De Lima ishte në taksi me shoqërinë e tij kur nisi fjalosja me shoferin. Pasi dolën jashtë, taksisti e nisi veturën dhe e goditi De Liman nga prapa... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme