Sport

Xhemaili pranë rinovimit të kontratës me Bolognan

Mesfushori Blerim Xhemaili pritet që së shpejti të rinovojë kontratën me skuadrën nga Serie A, Bologna, ka njoftuar të hënën sajti italian "Tuttomercatoweb".

Kontrata aktuale e Xhemailit me Bolognan skadon në verën e vitit të ardhshëm, por me rinovimin e saj ai do të jetë pjesë e ekipit deri në fund të edicionit 2020/21.

Xhemaili 33-vjeçar, këtë edicion është kapiten i Bolognas kurse më herët pati shprehur dëshirën për të përfunduar karrierën në këtë ekip.

Ai te Bologna është kthyer në dhjetor të vitit 2017 pas gjashtë muajve në MLS, tek ekipi Montreal Impact.

Këtë edicion Xhemaili ka shënuar një gol në 26 ndeshje. Gjatë karrierës ai ka luajtur edhe te Galatasaray, Genoa, Napoli, Parma, Torino, Boltoni e Zuerichu.