Berisha thotë se Reja është trajneri i duhur për Shqipërinë

Berisha thotë se Reja është trajneri i duhur për Shqipërinë

23 April 2019 10:35

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka thënë se trajneri italian Edoardo Reja është njeriu i duhur për të drejtuar kuqezinjtë, përcjellin mediumet italiane të hënën.

Reja ditë më parë është prezantuar në krye të Shqipërisë, pasi ka firmosur kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) deri në fund të eliminatoreve për "Euro 2020" që mbyllen në nëntor të këtij viti.

Ai në këtë post ka zëvendësuar Christian Panuccin e shkarkuar.

"Kam pasur rastin të punoja me Rejan për gjashtë muaj te Lazio dhe është një trajner i mirë, sidomos në organizimin e mbrojtjes. Unë jam optimist se ai do të na ndihmojë shumë gjatë këtyre eliminatoreve, pasi me ekipin nuk punon vetëm në aspektin taktik, por edhe në atë psikologjik", ka thënë Berisha, i cili është pjesë e Atalantas që bën gara në Serie A.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme