Paradoksi i sportit kosovar, prej të akuzuarit në hero

Paradoksi i sportit kosovar, prej të akuzuarit në hero

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 23 April 2019 08:23

Një fotografi të Fred Richardsonit mes tre lojtarëve të Ponte Prizrenit, KB Rahoveci e ka përshkruar me një fjali të shkurtër: “Njeriu vendimtar”.

I tillë ishte basketbollisti amerikan të dielën mbrëma, kur Rahoveci në palestrën e stërmbushur e mposhti Ponte Prizrenin me rezultatin 84:65 për të siguruar vendin në gjysmëfinale të plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Duke shfrytëzuar faqen e vet zyrtare në Facebook, Rahoveci të enjten kishte lëshuar një komunikatë të gjatë me Richardsonin e amerikanin tjetër, Deshon Minnis në qendër të vëmendjes. Ndaj Richardsonit e Minnisit shpreheshin dyshime, pa ndonjë mbështetje të fortë në fakte, për përfshirje në kurdisje të ndeshjes ndaj Ponte Prizrenit. Duke u bazuar në akuza që më parë kishin bërë tifozët e Rahovecit, Bordi i këtij klubi kishte kërkuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës që të bëjë hetime ndaj dy lojtarëve amerikanë të tij.

Kështu brenda natës dy lojtarë që kishin bartur barrë të madhe prej fillimit të edicionit u shndërruan në lojtarë të dyshuar që të paktën nuk kanë dhënë maksimumin për ngjyrat e skuadrës. Dhe pak ditë pas publikimit të dyshimeve e akuzave, njëri prej tyre, Richardson, u vlerësua vendimtar i ndeshjes vendimtare të çerekfinales së plejofit.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme