Chelsea ia komplikon vetes shanset për top-katërshe

Chelsea ia komplikon vetes shanset për top-katërshe

22 April 2019 22:51

Chelsea s’ka arritur më shumë se një barazim 2 me 2 në shtëpi me Burnleyn në xhiron e 35-të të Premier Ligës për t’ia komplikuar vetes shanset për top-katërshe.

N’Golo Kante e Gonzalo Higuain shënuan për Chelsean në këtë ndeshje, ndërsa Hendrick e Barnes realizuan për mysafirët.

Edhe pse me këtë barazim Chelsea është i katërti në tabelë, “Blutë” kanë një ndeshje më shumë se rivalët që në rast të fitoreve në ndeshjet e mbetura do ta kalonin skuadrën londineze në tabelë.

Ekipi i Maurizio Sarrit është i katërti me 67 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami si i treti. Një pikë më pak se Chelsea ka Arsenali që është i pesti në tabelë. Manchester Unitedi si i gjashti ka 64 pikë. Pikërisht United javën e ardhshme pret Chelsean në përballje direkte.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme