Sport

Chelsea interesohet për Pereyran

Mesfushori i Watfordit, argjentinasi Roberto Pereyra pritet që t'i bashkohet skuadrës së Chelseat për edicionin e ri.

Mediumet angleze kanë raportuar se Chelsea tashmë ka ofruar 25 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij derisa te Watfordi kanë pranuar se Pereyra mund të largohet.

Pereyra 28-vjeçar, ka shënuar gjashtë gola dhe ka tri asistime në 31 paraqitje për skuadrën e Watfordit.

Pereyra ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2021, që pagoi 16 milionë euro për transferimin e tij nga Juventusi para fillimit të edicionit 2016/17.

Pereyra gjatë karrierës ka luajtur edhe te Udinese e River Plate. Ai gjithashtu ka edhe 15 paraqitje dhe një gol të realizuar për Përfaqësuesen e Argjentinës.