Sport

Serbët sulmojnë lojtarët e Buducnostit, thërrasin “vrite shqiptarin”

Me brohoritje raciste e me shumë gjësende të hedhura në parket, janë pritur lojtarët e klubit malazez të basketbollit Buducnosti në Beograd në përballjen me Crvena Zvezdën në kuadër të “play-offit” në ABA Ligë.

Qysh nga arritja e autobusit në palestrën "Aleksander Nikoliq" lojtarët e klubit malazez janë pritur me thirrjet “Šiptari”, term fyes për shqiptarët.

Basketbollistët malazezë në Beograd priten me “Erdhën këta shiptarët”

Në palestër janë dëgjuar që nga fillimi thirrjet “vrite shqiptarin” dhe ka pasur edhe tentativa që tifozët t'iu afrohen lojtarëve mysafirë, transmeton Koha.net.

Forcat e rendit janë detyruar të largojnë nga palestra një pjesë të tifozëve, pasi ka pasur edhe hudhje të karrigave.

Në kuadër të kësaj pritje, në Beograd Buducnostit i është përkthyer në shqip emri në “I Ardhshëm Voli” e duke ia vënë shqiponjën shqiptare në logon në prapavijë.

Image

Crvena Zvezda po fiton bindshëm këtë ndeshje, me rezultatin aktual 84:43, gjashtë minuta para fundit.