Martial e Lukaku do të largohen nga Unitedi

Martial e Lukaku do të largohen nga Unitedi

22 April 2019 19:21

Sulmuesit Anthony Martial e Romelu Lukaku do të largohen nga skuadra e Manchester Unitedit në fund të këtij edicioni, përcjellë "Daily Mail" të hënën.

Mësohet se si Martial ashtu edhe Lukaku kanë kërkuar largimin nga ekipi anglez, pasi duan të luajnë në një kampionat tjetër.

Martial 23-vjeçar, ka kontratë deri në vitin 2024 derisa Lukaku 25-vjeçar, deri më 2022.

Që të dy tashmë kanë marrë oferta nga ekipet në Serie A dhe La Liga, kampionate që i kanë tërhequr për të vazhduar karrierën.

Martial ka 12 gola në 36 ndeshje dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro. Ndërsa, Lukaku në 43 paraqitje ka realizuar 15 gola dhe kushton rreth 80 milionë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme