Vidal afër rinovimit me Barcelonën

Vidal afër rinovimit me Barcelonën

22 April 2019 18:32

Mesfushori Arturo Vidal pritet të rinovojë kontratë me skuadrën e Barcelonës, që i skadon në verën e vitit 2021.

Gazeta spanjolle "Mundo Deportivo" ka njoftuar të hënën se Barça tashmë i ka ofruar Vidalit rinovimin e kontratës deri në vitin 2022, që pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë, pasi palët janë dakorduar.

Te Barcelona janë të kënaqur me paraqitjet e Vidalit këtë edicion, i cili ka dy gola e pesë asistime në 45 ndeshje të zhvilluara.

Kiliani te Barcelona është transferuar para fillimit të këtij edicioni nga Bayerni për 35 milionë euro.

31-vjeçari, karrierë në Evropë ka bërë edhe te Juventusi e Bayer Leverkuseni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme