Interi në garë për Almendran

Interi në garë për Almendran

22 April 2019 13:49

Interi është futur në garë për transferimin e Agustin Almendras nga Boca Juniorsi, raporton "Calciomercato" të hënën.

Almendra po njihet si Juan Riquelme i ri. Manchester City dhe Napoli kanë shfaqur interesim për 19-vjeçar. Por, po ashtu edhe Juventusi është duke monitoruar argjentinasin. Interi së fundi po ashtu është përfshirë në garë për Almendran, transmeton Koha Ditore.

Madje drejtori i Interit, Giuseppe Marotta është impresionuar aq tepër sa mendon të paguajë 20 milionë euro për të aktivizuar klauzolën për lirim që ka Almendra në kontratën e tij me Boca Juniorsin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme