Chelsea gjen zëvendësuesin e Hazardit te Barcelona

Chelsea gjen zëvendësuesin e Hazardit te Barcelona

22 April 2019 12:38

Chelsea prej kohësh është në kërkim të opsionit më të mirë për të mbuluar hapësirën që do të lihet bosh nga Hazard.

Sulmuesi anësor belg është shumë pranë transferimit te Reali i Madridit dhe sipas medieve iberike zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh, shkruan ksp.

Sipas "Telefoot", “Blutë e Londrës” po tentojnë të hyjnë në negociata me Barcelonën për të kryer lëvizjen e Coutinhos drejt “Stamford Bridge-s".

Prej kohësh braziliani nuk është i lumtur me minutat e pakta të vendosura në dispozicion nga Valverde dhe po kërkon largimin nga katalanasit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme