Sport

Kryetari i klubit të notit “Step” reagon për përjashtimin nga Kuvendi

Descriptive Text

Kryetari i klubit të notit “Step”, Agron Zeqiri, kishte shumëçka për të thënë në kuvendin e rregullt të punës së Federatës së Notit të Kosovës.

Por, Zeqiri nuk u la të marrë pjesë të shtunën në kuvendin, ku u miratuan pesë pikat e rendit të ditës, e që kaloi pa zhurmë të madhe.

Megjithatë, Zeqiri e zgjodhi redaksinë e Sportit në KTV për t’i thënë ato që i kishte në plan t’i thoshte në Kuvendin e mbajtur të shtunën në Prishtinë.