Zbulohet “Messi i ri” në Argjentinë

Zbulohet “Messi i ri” në Argjentinë

21 April 2019 11:07

Një sulmues 17-vjeçar argjentinas mund të jetë Messi i ri.

Kështu mendon trajneri Pep Guardiola, që është gati të investojë 25 milionë euro për të sjellë në Premier League sulmuesin Thiago Almada, që aktualisht luan me Velez Sarsfield në Argjentinë.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “The Sun”. Ajo shkruan se skuadra e Manchester City thuajse ka mbyllur marrëveshjen për të sjellë në Premier 17-vjeçarin, që mund të luajë edhe si mesfushor, transmeton kp.

Për Almada ky është sezoni i tij i parë në skuadrën e parë me ekipin e Velez në Primera Divizion, ku në 16 ndeshje ka realizuar 3 gola. Ai është pjesë e kombëtares U-20 të Argjentinës dhe do të luajë me skuadrën kombëtare edhe në turneun kontinental të kësaj grupmoshe këtë verë.

Problemi i vetëm për skuadrën e Manchester City do të jetë një vendim nga FIFA për të bllokuar merkaton. Kjo mund ta detyrojë lojtarin të transferohet në një ekip tjetër. Për këtë arsye, në rast se merkatoja e City do të bllokohet, klubi britanik po mendon të transferojë lojtarin në La Liga, te skuadra e Girona dhe më pas ta sjellë në Premier kur të përfundojë pezullimi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme