Isak, sulmuesi i ardhshëm i madh i Dortmundit

Isak, sulmuesi i ardhshëm i madh i Dortmundit

21 April 2019 14:30

Pasi i është bashkuar skuadrës së elitës së Holandës, Willem II në formë huazimi në janar, supertalenti Alexander Isak ka rritur formën jashtëzakonisht shumë dhe golat kanë ardhur. 

Ai po vlerësohet si Zlatan Ibrahimoviqi i ri, por a mund të jetë suedezi sulmuesi i radhës i madh i Borussia Dortmundit? Në vetëm 12 paraqitje në ligë për Willem II, ai ka shënuar 12 gola, ku asnjë lojtar tjetër nuk e ka kaluar Isakin me gola në këtë periudhë në Holandë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo nënkupton se 19- vjeçari ka gjetur golin më shpesh në elitën e Holandës që nga janari sesa emrat si Hakim Ziyech (5), Hirving Lozano (6), Robin van Persie (7), Dushan Tadiq (10) apo Luuk de Jong (11). Këta pesë, falë edhe golave të shënuar në vjeshtë, gjenden në krye të listës së shënuesve në elitën e Holandës. 

Është një formë e jashtëzakonshme, gjatë të cilës ka shënuar edhe tre gola nga penalltia në fitoren 3:2 ndaj Fortuna Sittardit dhe është pikërisht ajo që lojtari dhe klubi i tij amë kishin në mendje, kur Isak u huazua në verë për të shtyrë më tej zhvillimin e talentit të tij të jashtëzakonshëm.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme