Sport

Një gjigant i rrënuar nga goditje të shumta në kokë

I gjatë dhe imponues, madje edhe i pathyeshëm. I gjatë 202 centimetra dhe me shpatulla e shpinë të gjerë, saqë mund të shtyjë edhe një kamion. 

Ai ishte yll në skuadrën që e fitoi kampionatin shtetëror në shkollë të lartë dhe po ashtu me Universitetin e Colorado Buffaloes, ku vendosi rekord për starte në ndeshje dhe për minuta të luajtura. Ishte në ekipin e dytë All- Amerikan dhe luajti tre vjet në ligën më të fortë të futbollit amerikan NFL. 

Mirëpo fjala që të bie në mend më së shpejti kur flet për Ryan Millerin, është “brishtësia”, shkruan sot Koha Ditore.

Goditjet e tronditjet e kanë dërrmuar. Dhembje koke, marramendje dhe po ashtu kërkon të ndalet drita. Në dy intervista me Millerin, 22 muaj nga njëra-tjetra, duket se ai po bën më mirë, por 29-vjeçari nuk është aty ku dëshiron të jetë. Në takimin e parë me Millerin në vitin 2017, ai kishte kaluar një orë më herët në dhomë të errët dhe po merrte frymë ngadalë. Ai ulej në veturë dhe qëndronte me orë, duke tentuar të mbante në mend se ku kishte plan të shkonte. Ai ecte në aeroporte dhe dritat, zhurma e turmat e bënin që të ulej përtokë. 

Që nga atëherë ai është bërë më mirë me terapi dhe dietë dhe ka humbur shumë peshë. Ai është më shëndosh, por prapë me probleme. 

“Nuk jetoj më aq shumë në frikë se çfarë do të ndodhë dhe ka kaluar një vit që kur kam pasur një krizë. Ka qenë rrugë e gjatë. Është ende rrugë e gjatë”, thotë Miller.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)