14-vjeçarja Amela shpresa e madhe e volejbollit

14-vjeçarja Amela shpresa e madhe e volejbollit

Tahir Sopi Tahir Sopi 21 April 2019 09:58

Është 14 vjeçe, por Amela Llugaliu konkurron në ekip të senioreve dhe është pjesë e një prej më të mirëve në Kosovë, M-Technologie nga Prishtina. 

Asaj i parashikohet e ardhme e ndritur në sportin e volejbollit, e këtë e konfirmojnë edhe mirënjohjet. Ndër të tjera, ajo është shpallur shpresë e vitit nga Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) dhe nga Komuna e Prishtinës. Llugaliu vitin që shkoi i ka bërë vetes vend edhe në mesin e dhjetë volejbollisteve më të mira U-18, shkruan sot Koha Ditore.

Zhvillimi i saj është i hovshëm dhe qysh tash mund të llogaritet në të për ndeshje të mëdha. Ka edhe gjatësinë, 183 cm, e që pritet të rritet ende bazuar në moshën që ka. “Është mirë kur zgjidhesh shpresë e vitit, pasi këto çmime vetëm me obligojnë që të punoj më shumë, në mënyrë që të mos e zhgënjej askënd. 

Unë besoj se do të vazhdoj të rritem edhe më shumë si lojtare”, thotë Llugaliu, që është nxënëse e klasës së tetë në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. Rritja e Llugaliut si volejbolliste është e jashtëzakonshme kur kihet parasysh se me këtë sport ka filluar të merret vetëm para dy vjetësh, ndonëse gjithmonë e ka pëlqyer. 

Para volejbollit, ajo e ka provuar veten edhe në karate e xhudo, por me rekomandimin e një arsimtari, Llugaliu i është përkushtuar volejbollit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme