Sport

Boksi profesionist i Gjermanisë, i mbështetur për litarë

Kohërat kur gjermanët mblidheshin para televizionit të shtunave mbrëma për të parë meçin e shumëpritur të boksit, tashmë i takojnë së shkuarës.

Boksieri i vetëm aktiv me njohje të mirëfilltë të emrit në Gjermani në ditët e sotme është Wladimir Klitschko - një shtetas ukrainas që konsiderohet qytetar nderi i Hamburgut, duke pasur parasysh dekadat e tij të kaluara në këtë qytet, transmeton Koha Ditore.

Në të vërtetë, Klitschko bëri një audiencë televizive prej rreth nëntë milionë njerëzish në humbjen e tij nga britaniku Tyson Fury, para një viti e gjysmë. Megjithatë kjo ishte vetëm një tërheqje e mirë për teleshikuesit, pasi meçi është faturuar dhe plasuar nëpër mediume si "lufta e vitit për titull".

Gjenerata e suksesshme e boksierëve gjermanë si Henry Maske, Axel Schulz, Aven Ottke dhe Graciano Rocchigiani rregullisht do të tërhiqnin një mesatare prej 18 milionë teleshikuesve - dy herë më shumë se Klitschko. Kjo epokë e artë është zhdukur tashmë një kohë të gjatë.

Lufta e fundit për një titull bote ku përfshihej një gjerman është ajo ndërmjet Marco Huck dhe lituanit Mairis Briedis në ditët e para të muajit prill. Dhe ky meç nuk tërhoqi më shumë se tre milionë teleshikues. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.