Sport

S’ka fitues në derbin Inter – Roma

Foto: Reuters

Derbi i sotëm ndërmjet Interit dhe Romës nuk ka dhënë fitues.

Skuadrat ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 1 me 1, transmeton Koha.net.

El Shaarawy shënoi golin e parë në minutën e 14 pas asistimit nga Xheko.

Kurse Interi arriti të barazonte shifrat në pjesën e dytë përmes kroatit Ivan Perishiq.

Interi në vendin tretë ka 61 pikë, derisa Roma në vendin e pestë ka 55 pikë.