Drenica mund t'i japë kah garës për titull Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Drenica mund t'i japë kah garës për titull

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 20 April 2019 10:08

Me shumë peshë në garën për titull vlerësohen dy ndeshjet e xhiros së 28-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, që luhen të shtunën (sot).

Në stadiumin e qytetit në Gjilan takohen Gjilani e Prishtina, ndërsa në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj luajnë Drenica e Llapi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të dy takimet fillojnë në orën 15:00. Prishtina e Llapi janë pretendentë për titull së bashku me Feronikelin. Të tri skuadrat do të jenë përballë Drenicës së Tahir Lushtakut në tri xhirot e ardhshme.

Pas ndeshjes së javës së 28-të, Drenica - Llapi, në xhiron e 29-të është ndeshja Prishtina - Drenica, kurse në të 30-n Drenica - Feronikeli. Edhe kundërshtari i së shtunës i Prishtinës, Gjilani, mund të ketë fjalën e tij në garën për titull, që sjell benefite të mëdha. Në javën e 29-të Gjilani luan si mysafir i Feronikelit në Drenas.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme