Pasi u bë kampion, Artani pret të përfaqësojë SHBA-në

Pasi u bë kampion, Artani pret të përfaqësojë SHBA-në

02 May 2017 08:56

Andi Artani i New York Athletic Club. Ky është kampioni i ri i SHBA-së në xhudo për seniorë, në kategorinë deri 90 kilogramë, shkruan sot Koha Ditore.

Artani, shqiptar i rritur në Pejë, në fundjavë arriti suksesin më të madh në karrierën e deritashme. Por ai synon shumë më shumë. Tani synon të prezantojë SHBA-në, superfuqinë botërore të sportit, në skenën ndërkombëtare të xhudos.

Në xhudo SHBA-ja nuk është superfuqi si në shumë sporte të tjera, por megjithatë ka disa xhudistë të nivelit më të lartë botërorë. Të fitosh titull të SHBA-së për seniorë, pavarësisht popullaritetit të sportit, gjithsesi vlerësohet sukses i madh.

Një të tillë tashmë e ka nipi i Driton Kukës, trajnerit të Kosovës në xhudo, që ndër të tjera ka nxjerrë edhe kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme