Sport

Bayern Munich – Werder Bremen, kryendeshja në Gjermani

Descriptive Text

Bayern Munichu do ta ketë provën më serioze në Bundesliga, të shtunën në “Allianz Arena”, ku do ta ketë përballë Werder Bremenin e Milot Rashicës.

“Bavarezët” që janë lider në kampionatin gjerman, do ta presin në shtëpi Werderin, që po kalon në formë të jashtëzakonshme në ndeshjet e fundit.

Skuadra e drejtuar nga Niko Kovaq, do të kërkoj fitoren e radhës në kampionat, ku po shkëlqen në tri ndeshjet në shtëpi, duke shënuar plot 14 gola, transmeton KTV.

Por ecuri fantastike në ligë ka edhe Werder Bremeni. Të udhëhequr nga Kruse dhe ylli kosovar, Rashica, Werderi, është vetëm një pikë larg zonës së Europa Leagues dhe pesë pikë larg pozitës së katërt, që mbahet nga Frankfurti.

“Bavarezët” kanë bilanc fantastik me përballjet ndaj Werderit, ku në 55 ndeshje, kanë 37 fitore 11 barazime dhe vetëm shtatë humbje.

Tjetër fakt interesante nga ky takim është se Bayerni, në shtëpi ndaj Werderit, ka fituar 18 ndeshje me mbi dy gola epërsi.

Ndjekësi i Bayernit, Borussia Dortmundi, do të kërkojë të vazhdojë presionin mbi kampionin e gjerman.

“Milionerët” do të kenë punë të vështirë në udhëtim te Freiburgu, i papërshtatshëm të dielën nga ora 15:30.