Juventusit i duhet një pikë me Fiorentinën për t’u shpallur kampion Foto: Reuters

Juventusit i duhet një pikë me Fiorentinën për t’u shpallur kampion

19 April 2019 23:05

Juventusi i rikthehet kampionatit italian, pas dështimit në Ligën e Kampionëve, ku u eliminua nga Ajaxi në çerekfinale.

Por të drejtuarit e Maxi Allegrit, ngushëllimin mund ta gjejnë në kampionat, ku ju duhet vetëm një pikë për ta fituar titullin kampion, të tetin radhazi në Serie A.

“Bardhezinjtë” janë të pamposhtur në shtëpi në Serie A dhe synojnë të vazhdojnë këtë ecuri edhe në përballjen ndaj Fiorentinas, transmeton KTV.

Për dallim me Juven, skuadra e Fiorentinas, këtë edicion nuk po kalon momente aspak të mira në ligë, duke mbetur 13 pikë larg zonës së Europa Leagues, që ishte synim i ekipit të Fiorentinas.

As për këtë takim nuk kanë arritur të rikuperohen dyshja Chiellini dhe Manxhukiq, ndërsa pas pushimit dy javësh në Serie A, nga minuta e parë do të jetë ylli i skuadrës Cristiano Ronaldo.

Juventus – Fiorentina, zhvillohet të shtunën nga ora 18:00.

Interi do të kërkoj të vazhdoj serinë e fitoreve në shtëpi përballë Romës, që po lufton për një pozitë që dërgon në Champions sezonin e ardhshëm. Kjo edhe është ndeshja kryesore në Itali, dueli direkt për kualifikim në ligën e Kampionëve.

Të shtunën luan edhe Milani, që është mysafir i Parmas, së papërshtatshme që po lufton për mbijetesë këtë sezon.

Të hënën, Napoli pas eliminimit nga Europa League, do të kërkojë këndelljen përballë Atalantas.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme