Barcelona interesohet për Richarlisonin Foto: Reuters

Barcelona interesohet për Richarlisonin

19 April 2019 21:56

Barcelona ka shprehur interesim për sulmuesin e Evertonit, brazilianin Richarlison, ka bërë të ditur të premten e përditshmja spanjolle "Mundo Deportivo".

Richarlison pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcelonës, të cilët e shohin si pasardhës të Luis Suarezit, transmeton Koha Ditore.

Ekipi spanjoll është i gatshëm të ofrojë rreth 50 milionë euro për transferimin e tij gjatë verës.

Richarlison ka kontratë me Evertonin deri më 2023, kurse këtë edicion ka treguar paraqitje të mira. 21-vjeçari ka shënuar 13 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka edhe tetë paraqitje me Përfaqësuesen e Brazilit. Karrierë ka bërë edhe te Watfordi, Fluminense e America-MG.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme