Danilo gjithnjë e më afër Interit Foto: Getty Images

Danilo gjithnjë e më afër Interit

19 April 2019 21:44

Skuadra e Interit është pranë arritjes së marrëveshjes me Manchester Cityn për mbrojtësin brazilianin Danilo, ka raportuar "Sky Sport".

Mësohet se Interi tashmë ka marrëveshje me Danilon dhe i ka ofruar Cityt 22 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij, transmeton Koha Ditore.

Braziliani 27-vjeçar, tek Interi do të ketë pagë vjetore prej katër milionë eurosh për katër vjetët e ardhshëm. Ai do të largohet nga skuadra angleze, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë edicion, duke regjistruar vetëm 20 ndeshje.

Danilo te City është transferuar para fillimit të edicionit 2017/18 nga Real Madridi për 30 milionë euro, kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Porto. Ai mund të luajë në dy krahët e mbrojtjes.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme