Sport

Ajaxi transferon portierin Scherpen

Skuadra e Ajaxit ka bërë transferimin e parë për edicionin e ardhshëm. E përditshmja holandeze “De Telegraaf” ka njoftuar të premten se Ajaxi ka kompletuar transferimit e portierit Kjell Scherpen nga skuadra e Emmenit.

19-vjeçari, me Ajaxin ka firmosur kontratë pesëvjeçare dhe konsiderohet si e ardhmja e klubit. Ai te Ajaxi shihet si zëvendësim i duhur për portierin e parë Andre Onana, i cili mund të largohet në fund të këtij edicioni, transmeton “Koha Ditore”.

Scherpen këtë edicion ka patur paraqitje të mira në Eredivisie, duke regjistruar 31 paraqitje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Përfaqësueses U-19 të Holandës kurse me ekipin e parë të Emmenit ka debutuar edicionin e shkuar.