Sport

Giroud mbetet te Chelsea

Descriptive Text

Sulmuesi francez Olivier Giroud do të jetë pjesë e skuadrës së Chelseat edhe për edicionin e ardhshëm, ka shkruar “Goal.com” të premten. Mësohet se Chelsea ka shfrytëzuar opsionin e rinovimit të kontartës së Giroudit edhe për një vit, e cila i skadon në muajin qershor.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri. “Kam biseduar me klubin dhe jemi pajtuar që t'ia rinovojmë edhe për një vit kontratën Giroudit, transmeton “Koha Ditore”.

Kështu që, ai do të mbetet pjesë e ekipit edhe edicionin e ardhshëm”, ka thënë Sarri. Giroud te Chelsea është transferuar në janar të vitit 2018 kurse këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar tetë herë ne 39 ndeshje në të gjitha garat.