Këto janë gjysmëfinalet e Ligës së Evropës

Këto janë gjysmëfinalet e Ligës së Evropës

18 April 2019 23:20

Dy skuadra angleze, një gjermane dhe një e Spanjës do të luajnë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës këtë edicion.

Arsenali do të përballet me Valencian, ndërsa Eintracht Frankfurti me Chelsean.

Ndeshjet e para do të luhen më 2 maj.

Më 9 maj, Valencia do të presë Arsenalin në ndeshjen e kthimit e Chelsea Frankfurtin.

Finalja luhet më 29 maj në Baku. Të gjitha ndeshjet nisin me fillim prej orës 21:00.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme