Ronaldo mund të largohet nga Juve Foto: Reuters

Ronaldo mund të largohet nga Juve

18 April 2019 15:13

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka gjasa të largohet nga Italia qysh vitin e ardhshëm, pas zhgënjimit në Ligën e Kampionëve që pësoi Juventusi këtë stinor.

Gazeta italiane "Gazzetta dello Sport" të enjten ka raportuar se stinori i ardhshëm për Ronaldon mund të jetë i fundit me Juventusin, transmeton Koha Ditore.

Ronaldo është jashtëzakonisht i dëshpëruar që Juventusi është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Ajaxi. Dhe ai rezultat e ka bërë të mendojë për qëndrimin e tij në Torino.

Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, por nëse skuadra torineze nuk e fiton "Championsin" stinorin e ardhshëm, atëherë ai do të largohet.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme