Lëndohet Dybala, pritet të mungojë ndaj Fiorentinës e Interit Foto: Reuters

Lëndohet Dybala, pritet të mungojë ndaj Fiorentinës e Interit

18 April 2019 13:48

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk do të mund të llogarisë në yllin argjentinas, Paulo Dybala për të paktën dy ndeshjet e radhës.

Pas mungesave të disa prej yjeve kryesorë, tani është lënduar edhe Paulo Dybala.

Dy ditë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, ku humbi nga Ajax, Allegri ka marrë një lajm të keq nga infermieria. Argjentinasi u lëndua në sfidën e së martës dhe pas testeve të kryera është konstatuar që do të mungojë për një kohë më të gjatë.

Kësisoj, Dybala do të humbasë sfidat në kampionat kundër Fiorentinës dhe Interit, por nuk dihet ende se kur do të kthehet saktësisht, transmeton kp.

Dybala ka pasur një sezon shumë të keq me Juventusin, ku ka realizuar vetëm pesë gola në Serie A.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme