Sport

Conte paralajmëron rikthimin

Descriptive Text

Ish-seleksionuesi i Italisë, Antonio Conte ka konfirmuar se do të kthehet të punojë si trajner prej edicionit të ardhshëm, njofton "Football-Italia".

Conte ka pranuar se është në negociata me disa skuadra, por ende nuk ka vendosur asgjë, transmeton Koha Ditore.

Conte prej vitit të shkuar është i papunë, pasi u largua nga Chelsea, ekip me të cilin fitoi titullin e kampionit në Premier League.

Ai gjithashtu ka fituar tituj edhe në Itali me Juventusin.

"Ende nuk e di se ku do të shkoj, por edicionin tjetër do t'i kthehem punës. Përfundimisht, do ta zgjedh projektin që do të më bind", është shprehur Conte.