Atletico insiston për Tellesin Foto: Reuters

Atletico insiston për Tellesin

18 April 2019 12:22

Atletico Madridi është i vendosur për ta transferuar mbrojtësin e krahut të majtë, brazilianin Alex Telles nga Porto, përcjellë "Goal.com".

Për kartonin e 26-vjeçarit, Atletico ka ofruar 40 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Telles te ekipi spanjoll shihet si zëvendësim ideal për brazilianin tjetër, Filipe Luis që do të largohet nga Atletico në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata.

Telles prej vitit 2016 është pjesë e Portos dhe këtë edicion është njëri prej lojtarëve më të mirë në ekip.

Ai ka pesë gola e 12 asistime në 47 paraqitje deri më tani dhe ka kontratë me Porton deri në vitin 2021. Telles karrierë në Evropë ka bërë edhe te Galatasaray e Interi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme