Sport

Liverpooli shfrytëzon gabimet e ekipeve të Manchesterit

Descriptive Text

Liverpooli ka shfrytëzuar gabimet e rivalëve në garën për top-katërshe, Manchester City dhe Manchester United.

“Të Kuqtë” mposhtën Watfordin duke shfrytëzuar barazimet e dy ekipeve nga Manchesteri.

0 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të vlefshëm për xhiron e 35-të në Premier Ligë. Emre Can shënoi golin e vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë.

Liverpooli, që në këtë ndeshje humbi yllin Philippe Coutinho për shkak të lëndimit, tani ka 69 pikë në tabelë në pozitën e tretë. Tri pikë më pak ka City, ndërsa Unitedi ka katër më pak. Liverpooli megjithatë ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.