Sport

Guardiola deklarohet pas eliminimit në “Champions”

Pep Guardiola, trajner i Manchester Cityt, është deklaruar pas eliminimit të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.

“Qytetarët” fituan 4 me 3 në ndeshjen e dytë çerekfinale, por u eliminuan nga Tottenhami pasi në ndeshjen e parë londinezët fituan 1 me 0. Tutje ekipi i Mauricio Pochettinos kaloi për shkak të golave si mysafirë.

“Është e vështirë. Ishim shumë afër të kalonim tutje. Është keq që s’kaluam, por duhet ta pranojmë. Ishte ndeshje e mirë. Ishte 3 me 2 pas vetëm 20 minutash lojë dhe në pjesën e dytë bëmë gjithçka që mundëm. Gabimet nëpër gara të tilla të ndëshkojnë shumë. Kemi humbur një penalti në ndeshjen e parë, e krijuam shumë raste kundër një ekipi të vështirë... bëmë gabime në dy golat e parë sonte. Provuam deri në fund. Ajo që bëmë në këto dy sezone është e mrekullueshme”, ka deklaruar Guardiola në konferencën për media, transmeton Koha.net.