Për dhjetë minuta 4 gola në Etihad

Tottenhami i jep fund ëndrrës së Cityt në Ligën e Kampionëve

17 April 2019 21:09
22:55

Tottenhami ka eliminuar Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve dhe është kualifikuar në gjysmëfinale.

Skuadra e Mauricio Pochettinos u mposht 4 me 3 në ndeshjen e kthimit, por u kualifikua tutje edhe pse rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 4 me 4. Londinezët shkojnë në gjysmëfinale për shkak të golave të shënuar si mysafirë.

Katër gola u shënuan në 11 minutat e parë të ndeshjes. Raheem Sterling e Bernardo Silva shënuan te City, teksa Son realizoi dy herë për Tottenhamin. Në minutën e 21-të, Sterling shënoi për 3 me 2. Aguero realizoi për 4 me 2 në minutën e 59-të. Llorente i dha golin vendimtar Tottenhamit në minutën e 73-të. “Qytetarët” shënuan edhe në minutën e fundit, por VAR-i anuloi golin e tyre.

Në gjysmëfinale, Tottenhami do të përballet me Ajaxin.

22:37

Tottenhami ngushton rezultatin ndaj Cityt

Tottenhami ka arritur të ngushtojë rezultatin në 4 me 3 ndaj Cityt.

Llorente shënoi në minutën e 73, transmeton Koha.net.

Për të asistoi nga Trippier.

22:20

Aguero dyfishon epërsinë e Cityt ndaj Tottenhamit

Sergio Aguero ka dyfishuar epërsinë për Manchester Cityn në çerekfinalen ndaj Tottenhamit.

Ai shënoi në minutën e 59-të për 4 me 2.

Nëse ndeshja mbyllet me këtë rezultat, City kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

 

 

21:24

Sterling shënon sërish për epërsinë e Cityt

Manchester City ka rikthyer epërsinë ndaj Tottenhamit.

Ishte Raheem Sterling që shënoi golin e tij të dytë në këtë takim, transmeton Koha.net.

Anglezi shënoi në minutën e 21 pas asistimit nga De Bruyne.

Rezultati actual është 3 me 2.

21:09

Për dhjetë minuta 4 gola në Etihad

Ka nisur furishëm ndeshja e dytë çerekfinale ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenhamit.

Ishte Raheem Sterling që shënoi një gol shumë të bukur në minutën e katërt të ndeshjes, pas asistimit nga De Bruyne, transmeton Koha.net.

E Tottenhami shënoi dy here përmes Son Heung-Min.

Kurse City barazoi shifrat përmes Silvas.

 

 

 

 

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme