Porto – Liverpool, formacionet zyrtare Foto: Reuters

Liverpooli pa problem ndaj Portos, arrin në gjysmëfinale

17 April 2019 19:47
22:52

Liverpooli nuk ka lejuar befasi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në përballje me Porton.

“Të Kuqtë” shënuan fitore në të dy përballjet, duke u kualifikuar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm prej 1 me 6, transmeton Koha.net.

Në ndeshjen e sotme në Portugali skuadra e Jurgen Kloppit shënoi fitore prej 1 me 4.

Mane, Salah, Firmino, e Van Dijk shënuan në takimin e sotëm.

Derisa golin e vetëm për vendasit e shënoi Militao.

Në gjysmëfinale Liverpooli do të përballet me Barcelonën.

22:46

Shënon edhe Van Dijk

Liverpooli ka krijuar epërsi prej 1 me 4 ndaj Portos në udhëtim.

Golin e katërt e shënoi nga afërsia me kokë Virgil van Dijk, transmeton Koha.net.

Mbrojtësi holandez shënoi në minutën e 84 pas asistimit nga Mane.

22:39

Shënon Firmino

Liverpooli ka shënuar edhe një gol ndaj Portos, për 1 me 3.

Ishte Roberto Firmino që shënoi me kokë në minutën e 77 pas asistimit nga Hendersoni.

22:30

Porto ngushton rezultatin

Porto ka shënuar ndaj Liverpoolit, për të ngushtuar rezultatin në 1 me 2, transmeton Koha.net.

Ishte Militao ai që shënoi në minutën e 69 pas asistimit nga Telles.

Për Liverpoolin shënuan Mane e Salah.

22:27

Salahu dyfishon epërsinë e Liverpoolit

Liverpooli ka dyfishuar epërsinë ndaj Portos në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Ishte Mohamed Salah që shënoi pas një kundërsulmi fantastik të skuadrës së Jurgen Kloppit, transmeton Koha.net.

Egjiptiani shënoi me lehtësi nga afërsia pas asistimit të Alexander Arnold.

21:32

Liverpooli në epërsi ndaj Portos

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Portos në udhëtim në ndeshjen e dytë çerekfinale.

Ishte Sadio Mane që i dha epërsinë “Të Kuqve” në minutën e 26 pas asistimit nga Salah, transmeton Koha.net.

Liverpooli tani po udhëheq me rezultat të përgjithshëm prej 3 me 0.

19:47

Porto – Liverpool, formacionet zyrtare

Porto e pret në shtëpi Liverpoolin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Të Kuqtë” kishin fituar përballjen e parë me rezultat prej 2 me 0, transmeton Koha.net.

Formacionet zyrtare janë këto:

Porto: Casillas, Militao, Felipe, Pepe, Alex Telles, Corona, Danilo, Herrera, Brahimi, Otavio e Marega.

Liverpool:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme