Kundërshtari i Joshuas del pozitiv në test dopingu

Kundërshtari i Joshuas del pozitiv në test dopingu

17 April 2019 19:25

Meçi i radhës i yllit të botës Anthony Joshua është në rrezik, pasi kundërshtari i tij Jarrell Miller, ka dal pozitiv në një test dopingu, raportuan mediumet e huaja.

Amerikani Miller po pritet të përballet me Joshuan në New York më 1 qershor për titujt e botës në peshën e rëndë në versionet IBF, WBA dhe WBO, transmeton Koha Ditore.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn ka thënë se boksieri i tij po vazhdon stërvitjet për debutimin në SHBA.

Hearn ka thënë se ka marrë njoftim nga Voluntary Anti-Doping Association (VADA) për gjetjet në mostrën e marrë nga Milleri më 20 mars.

VADA operon brenda meçeve të boksit dhe arteve marciale të përziera.

"Ne po shikojmë me palët relevante dhe do të japim më tepër informata së shpejti", ka shkruar Hearn në "Twitter".

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme