Allegri: Do të qëndroj te Juventusi Foto: Reuters

Allegri: Do të qëndroj te Juventusi

17 April 2019 14:51

Massimiliano Allegri nuk e ka ndërmend të largohet nga Juve.

As eliminimi i mbrëmshëm nga Liga e Kampionëve nuk e lëkund Massimiliano Allegrin, i cili është i vendosur për të qëndruar te bardhezinjtë, shkruan Kp.

Në Serie A, Juves po i ecën mirë dhe është në prag të titullit të tetë radhazi, por ajo që i mungon këtij ekipi është suksesi në Evropë. Ndonëse me Cristiano Ronaldon në ekip, Juventusi mbrëmë u eliminua nga Ajaxi, që e dominoi skuadrën italiane në shtëpinë e saj.

Allegri ka konfirmuar që do ta vazhdojë projektin me Juven edhe pasi të mbyllet ky stinor.

“Me presidentin Agnelli kemi folur edhe më parë. Ja kam komunikuar atij vendimin tim që unë të qëndroj te Juventusi. Gjithsesi, në ditët në vazhdim, për çdo rast do takohemi sërish”, deklaroi Allegri.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme