Oblak te Atletico deri në vitin 2023

Oblak te Atletico deri në vitin 2023

17 April 2019 14:43

Portieri slloven Jan Oblak ka firmosur kontratë të re afatgjate me Atletico Madridin, e cila do ta mbajë te ekipi spanjoll deri në vitin 2023.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën në uebfaqen zyrtare të Atleticos. Oblak 26-vjeçar, ka patur kontratë deri në vitin 2010 kurse me kontratën e re, do të ketë rritje të pagës vjetore deri në dhjetë milionë euro.

Gjithashtu, në kontratën e re është përfshirë edhe klauzola e lirimit të tij që ka vlerë prej 120 milionë eurosh. Oblak është pjesë e Atleticos prej vitit 2014 kur është transferuar nga Benfica për 16 milionë euro. Ai këtë edicion ka regjistruar 41 paraqitje në të gjitha garat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme