Sport

Rossi, perandori i tifozëve kinezë

Descriptive Text

Rossi nuk është një emër kinez. Por është shumë i popullarizuar në mesin e tifozëve kinezë të futbollit.

Nëse takoheni me një tifoz kinez dhe e pyesni për Rossin, atëherë përgjigja e tij, do të jetë e thjeshtë: "Rossi? Unë e njoh atë, ai është perandori i tifozëve".

Gjithçka filloi në Kampionatin Botëror të vitit 1982 që u mbajt në Spanjë, kur sulmuesi italian Paolo Rossi shënoi gjashtë gola për të përfunduar si golashënuesi më i mirë i turneut dhe për të ndihmuar Italinë që të fitojë titullin e botës për herë të tretë. Gjatë natës, emri i Rossit ishte në buzët e çdo adhuruesi të futbollit në Anshan, qytet industrial, rreth 500 kilometra në veri të Pekinit, shkruan sot Koha Ditore.

Li Wengang atëbotë ishte 38 vjeç dhe punonjës i një stacioni elektrik. Ai njihej për pasionin e madh për futbollin në mesin e tifozëve lokalë. Ishte jashtëzakonisht i zënë gjatë botërorit "Spanja 82", duke shkuar nëpër vendet ku transmetoheshin ndeshjet pas orarit të punës. Li ishte në qendër të vëmendjes dhe përgjigjej në çdo pyetje që i bënin shokët dhe tifozët e tjerë entuziastë. Shumica e përgjigjeve kishin të bëjnë me italianin Rossi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)