Sport

Java e sporteve të panjohura në Kosovë

Javën e kaluar përfaqësuesja e Kosovës në hendboll arriti fitore historike. Sukses historik arriti edhe përfaqësuesja U-21 e Kosovës në hendboll, që siguroi pjesëmarrjen në botëror. Mundësit e peshëngritësit kosovarë u paraqitën në gara të mëdha ndërkombëtare pa lënë gjurmë. Në vend, gara për titull të kampionit në futboll u bë shumë interesante. Në basketboll të martën nisi plejofi në Superligë e të mërkurën nis edhe në volejboll.

Kosova "vlon" nga aktivitetet sportive vendore e ndërkombëtare, ndërsa për hapësirë po "luftojnë" edhe dy sporte fare pak të njohura në vend. Bëhet fjalë për ragbin dhe karlingun, dy sportet me aktivitete të rëndësishme së fundi, shkruan sot Koha Ditore.

Në ragbi së fundi ka nisur kampionati i parë i Kosovës. Ndeshja e parë e kampionatit të parë të Kosovës është luajtur në një vend tjetër, në Shkup, më 7 prill. U takuan Skopje Wild Boars me Peja Eagles. Më 14 prill u luajt ndeshja e parë në Kosovë, ndërmjet Bears RFC dhe Skopje Wild Boars. Më 28 prill luajnë Peja Eagles me Bears, ndërsa në maj janë tri xhirot e tjera ndërmjet skuadrave të njëjta. Federata e Ragbit e Kosovës është themeluar në shtator të vitit të kaluar, ndërsa udhëhiqet nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruari O'Connell.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)