Sport

Van Basten parashikon sfidën Juventus – Ajax

Ish-lojtari i Ajaxit, Marco Van Basten, foli në një intervistë me “Il Corriere di Torino” për çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve me Juventusin, që do të luhet sonte, prej orës 21:00 në stadiumin “Allianz”:

"Juventusi do të fitojë 2-1, do të shënojë edhe një herë Cristiano Ronaldo. Ajax është i fortë, më pëlqen mënyra se si luan. Kur kanë topin në zotërim, lojtarët e Ajaxit japin shfaqje mbresëlënëse. Sidoqoftë, ata nuk janë aq të mirë, kur duhet të mbrojnë”, u shpreh Van Basten, transmeton kp.

Ish-legjenda e Milanit, është ndalur edhe te gara që zhvillohet në Serie A.

“Ka një dallim shumë të madh pikësh midis vendit të parë dhe të dytë. Kampionati që përfundon kaq herët, nuk është zbavitës. Ekipet e tjera duhet të fillojnë të bëjnë diçka", u shpreh ai.