Berisha fiton Këpucën e Artë në Australi

Berisha fiton Këpucën e Artë në Australi

01 May 2017 17:51

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha, ka fituar edhe një çmim tjetër në kampionatin australian.

Sulmuesi nga Prishtina që është pjesë e skuadrës Melbourne Victory ka fituar Këpucën e Artë në kampionatin e Australisë, pasi ka arritur të realizonte 20 gola këtë edicion.

Në një mbrëmje madhështore të organizuar nga Federata e Futbollit në Australi, Berisha e ka ndarë këtë çmim së bashku me sulmuesin Dolan Warren, që ka të njëjtën shifër si futbollisti shqiptar.

Berisha ka debutuar me Kosovën në ndeshjen kualifikuese ndaj Islandës të cilën përfaqësuesja jonë e ka humbur 1:2.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme