Sport

Interi ofron 60 milionë euro për Pepen

Foto: Reuters

Skuadra e Interit ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e Nicolas Pepes nga Lille në fund të këtij edicioni, ka raportuar të martën "Goal.com".

Mësohet se Interi për transferimin e 23-vjeçarit, ka ofruar 60 milionë euro dëmshpërblim, duke tejkaluar ofertat e Arsenalit, Bayernit dhe PSG-së.

Tek Interi e shohin Pepen si përforcim të duhur për edicionin e ri, pasi prej klubit italian pritet të largohet argjentinasi Mauro Icardi.

Pepe, i cili është reprezentues i Bregut të Fildishtë po shkëlqen këtë edicion te Lille.

Pepe që luan si sulmues krahut, deri më tani ka 20 gola e 14 asistime në 35 ndeshje për Lillen në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin francez deri në verën e vitit 2022.