Sport

De Bruyne foli veç dy herë me Mourinhon për dy vjet sa e pati trajner

Descriptive Text

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, thotë se ka folur vetëm dy herë me Jose Mourinhon gjatë kohës sa portugezi ishte trajneri i Chelseat. De Bruyne që tash është pjesë e Manchester Cityt, ka regjistruar vetëm tri paraqitje përgjatë dy vjetëve te Chelsea, duke e kaluar një edicion i huazuar te Werder Bremeni.

Ai në janar të vitit 2014 u largua nga Chelsea për t'u transferuar te Wolfsburgu përpara se t'i bashkohej Cityt në verën e vitit 2015.

"Ka pasur shumë gjëra nëpër mediume për marrëdhënien time me Jose Mourinhon. Por, e vërteta është se unë vetëm dy herë kam folur me të. Plani gjithmonë ka qenë që unë të huazohem për pak kohë", ka zbuluar De Bruyne.

Belgu gjatë huazimit te Werderi pati shënuar dhjetë gola në 33 ndeshje në Bundesligë përpara se të kthehej te Chelsea. Megjithëse ishte i padëshiruar, ekipi londinez me kërkesën e Mourinhos bllokoi kalimin e tij te Borussia Dortmundi, që kërkonte me ngulm transferimin e belgut... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)