Mercedesi më dominues se kurrë në Formula 1 Foto: Reuters

Mercedesi më dominues se kurrë në Formula 1

16 April 2019 12:13

Tri garat e para të stinorit në Formula 1 kanë nxjerrë gabim ekspertët që parashikuan se Ferrari do të kishte fjalën kryesore këtë herë, e pas tij Mercedesi.

Renditja mund të mos e tregojë historinë e plotë dhe fati ka pasur rolin e vet, por në letër Mercedesi është më dominues së kurrë, derisa Ferrari është shumë larg pritjeve.

"Së shpejti duhet të ndalojmë të flasim për Ferrarin, sepse nuk po mund t'i bëjë konkurrencë Mercedesit. Parashikimet tona para fillimit të këtij edicioni se Ferrari do ta thotë fjalën kryesore tashmë kanë rënë në ujë, ndonëse janë zhvilluar vetëm tri gara deri më tash", thotë ish-piloti dhe komentatori Martin Brundle.

Mercedesi, skuderia që ka triumfuar në pesë vjetët e fundit, këtë edicion i ka pasur të rezervuara dy pozitat e para nëpër gara dhe këtë e konfirmoi edhe në të fundit që u mbajt në Kinë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme