Sport

Arsenali mposht Watfordin dhe rimerr pozitën e katërt

Arsenali ka fituar ngushtë 0 me 1 ndaj Watfordit për t’u rikthyer në pozitën e katërt në tabelën e Premier Ligës.

“Topçinjtë” fituan në xhiron e 34-të me golin e vetëm të shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 10-të pas një gabimi të portierit vendas.

Një minutë më pas Troy Deeney i Watfordit u ndëshkua me karton të kuq.

Arsenali është i katërti në tabelë me 66 pikë, një më pak se Tottenhami që është i treti.

Image