Talenti i ri evropian thotë se fama ia ka rregulluar punët me gratë

Talenti i ri evropian thotë se fama ia ka rregulluar punët me gratë

15 April 2019 18:07

Joao Felix është supertalenti i futbollit i cili po kërkohet nga gjigantë të shumtë evropianë pas formës së lartë që po kalon te Benfica.

Portugezi 19-vjeçar po shijon famën pasi u zbulua se për ta transferuar atë nga Benfica duhet paguar 120 milionë euro. Gjithsesi, shpërthimi në arenën evropiane i ka sjellë edhe të papritura, sidomos në jetën personale.

“Suksesi më ka ndihmuar shumë me gratë. Në rrjetet sociale më dërgojnë shpesh foto, madje edhe zhveshur”, ka thënë ai, raporton “calciomercato”.

Fenomeni i ri më pas ka shtuar se nuk e ka në plan njëherë që të nisë ndonjë lidhje. “Jam i ri akoma, ka kohë për gjithçka”, ka deklaruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme